Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së V-tё gjatë Vitit ‘A’
Ja pёrsёri nё takimin tonë javor tё sё shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj
here do tё dёgjojmё e meditojmë sё bashku leximet biblike tё liturgjisë së Fjalës
Hyjnore tё dielës sё 5-tё gjatё vitit kishtar, ciklit tё parë, sipas kalendarit kishtar. Edhe
nё kёtё tё diele, vazhdon mësimi i Jezusit për ata qё duan tё jenë dishepuj e ndjekës
tё Tij. E propozimi qё Ai na bёnё apo ofron ёshtё tejet impenjues: tё jesh dritë pёr
njerёzit e disorientuar e tё humbur, tё jesh krip pёr ti dhёnё kuptim jetёs. E tёrё
kёtё jo nё quadrin e njё tё mire apo të një përfitimi personal, por që njerёzit “ti
shohin veprat tuaja tё mira e t’i jap lavdi Atit tuaj qё ёshtё nё qiell”. Vepra e
mirё ёshtё padyshim gjithёçka dashuria, bamirёsia, flaka e shpirtit, nxit tё bёhet
pёr tё tjerёt, por bamirёsia mё e madhe ёshtё t’u kumtosh tё gjithёve, me jetё e me
fjalё, forcёn e dashurisё sё Krishtit tё kryqёzuar. Kёshtu, mund tё pohojmё se
leximet biblike tё kёsaj sё diele flasin mbi identitetin dhe misionin e besimtarit
e aq me tepёr atё tё tё krishterit. Feja shpesh ngatёrrohet e pёrzihet me praktika
fetare, me lutje, me rite, me kremtime liturgjike. Edhe kёto mund ta kenё, dhe e kanё
vlerёn e tyre, mirёpo nuk e zёvendёsojnё fenё në Zotin, siç na kujton Izaia profet
nё leximin e parё. Kulti i Zotit kalon pёrmes nderimit dhe dashurisё qё njeriu ka
për Zotin dhe të afërmin. Gjithçka bёhet pёr tё nderuar Zotin, po mё parё ose nё tё
njёjtёn kohё duhet tё jetё edhe pёr tё mirёn e tё afёrmve tanё, sidomos nё dobi tё
mё nevojtarёve e tё mё tё lishtёve. Zoti nuk mund tё kёrkon asgjё pёr vete sepse ka
gjithçka, mirёpo Ai ka nevojё pёr ndihmё pёr ta çuar pёrpara planin e tij, krijimin
dhe shpёtimin. Ai do tё kishte mundur ta realizonte vet dhe vetem, pa ne, planin
e shpëtimit por nё tё ka dashur t’i pёrfshijё e t’i bёjё pjesёmarrёs krijesat e arsyeshme
pёr ti bёrё pjesёmarrёs nё gёzimin e tij e nё ladvinё e tij tё pёrjetshme hyjnore. Pali
apostull paraqitet para besimtarёve tё Korintit me krenarinё e vetme, atё tё tё qenurit
dishepull e ithtar i Krishtit. Njё ditё nё rrugёn e Damaskut ai e takoi (“Unё jam
ai Jezus tё cilin ti e pёrndjek”) e nga ai moment jeta e tij ёshtё mbush me personin
e tij e me mёsimin e tij. Pali ёshtё vu gjurmёve tё tij, shkon nё shkollёn e Tij pёr
tё provuar ta ndjek pik pёr pik shembullin e dёshmisё sё tij, pёr tё imituar shembullin
e tij tё mirёsisё e tё mirkuptimit ndaj atyre qё presin mirkuptim dhe ndihmë. Edhe
predikimi i tij qё prej atij takimi ka ndryshuar rrёnjёsisht, nuk ka tё bёjnё mё me
Moisiun por me Jezus Krishtin e kёtё tё kryqёzuar. Pa kryq nuk mund tё kuptohet misioni
i Jezusit, flijimet, çmimi qё i ёshtё dashur ta merr mbi vete pёr ta paguar. Nuk mund
tё jemi ithtarё apo ndjekёs tё tij pa njё program mohimi e durimi, jo aq pёr tё nderuar
Zotin, sa pёr tё rivendos mbretёrinё e tij, qё ёshtё vendi i lumturisё sё njeriut. I
krishteri jeton edhe pёr vetvete, mirёpo para sё gjithash jeton pёr tё tjerёt, na
kujton Mateu ungjilltar. Ai (i krishteri) ёshtё nё mesin e bashkёsisё porsi kripa
nё ushqim; i jep kuptim, shije, orientim; nuk lejon qё tё humbё pas zgjedhjeve e pёrcaktimeve
tё kota. Mirёpo e gjithkjo do tё jetё e mundur nёse vёllezёrve tё vet u ofron dёshminё
e “veprave tё mira” e jo njё pёrmbledhje me fjalё e qёllime tё mira. Leximi i parё
nga Izaia (Is 58,7-10). Ky fragment qё shkon nёn emrin e Izaisё – duhet vendos nё
periudhёn menjёherё pas kthimit tё hebrenjve nga robёria e Babilonisё (539 p.K.) –
pasqyron kritikёn ndaj njё lloji të religjozitetit tё jashtёm e hipokrit, e na mёson
njё religjozitet (besim) mё tё thellё, tё brendshёm e konkret ndaj nevojtarёve e tё
varfёrve. Leximi dytё nga 1Kor 2,1-5. I nxitur nga pёrvoja negative që pat nё Athinё,
posa mbёrrin nё Korint, Pali tёrё forcёn e predikimit tё tij e mbёshtet, jo mbi urtinё
njerёzore, por mbi kumtimin e Krishtit tё kryqёzuar. Pjesa e Ungjillit nga Mt 5.13-16.
Nё fragmentin e kёsaj sё diele vjion leximi i fjalimit mbi mal, tё cilin e kemi filluar
tё dielёn e kaluar, e hasim nё disa udhёzime e porosi tё pёrzemёrta tё Jezusit drejtuar
dishepujve tё vet. Ata duhet tё jenё krip e tokёs e dritё e botёs. Ti dëgjojmë leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore Leximi i parë (Is 58,
7-10) Profeti Isaia duke kritikuar një besim plot me formalitete, shpjegon
se cilat janë veprimet fetare që i pëlqejnë Hyjit. Vetëm në këtë mënyrë lavdia e Zotit
do të banojë në atë që beson, dhe ai që beson do të jetë si drita në errësirë. Lexim
prej Librit të Isaisë profet Kështu thotë Zoti: “Ndaje bukën tënde me të uriturin,
pranojë në shtëpinë tënde skamnorët e të pashtëpitë. Kur ta shohesh të zhveshurin,
vishe dhe mos e përbuz farefisin tënd. Atëherë do të zbardhë porsi agimi drita jote,
shërimi yt do të vijë më shpejt; para teje do të ecë drejtësia jote e do të përcjellë
lavdia e Zotit. Atëherë do të thërrasësh e Zoti do të të dëgjojë, do ta thërrasësh
e ai do të përgjigjet: ‘Këtu jam!’ Nëse do ta zhdukësh prej mesit tënd zgjedhën, gishtin
paditës dhe fjalën e keqe, nëse do t’ia japësh kafshatën tënde të uriturit, nëse do
ta ngish të uriturin, atëherë në errësirë do të shndritë drita jote, terri yt do të
jetë porsi mesdita.” Fjala e Zotit Psalmi 112 (111) Ref: I drejti
shkëlqen porsi dritë. _________________ Lum ai njeri që e druan Zotin, ka
lindur për të drejtët një dritë në errësirë. I ëmbël është njeriu që përdëllen
e huajon, punët e veta i kryen me ndërgjegje. _____________ Ai askurrë nuk
do të bjerë poshtë, nuk i trembet lajmit të keq. E patrandshme është zemra e
tij me shpresë në Zotin. ____________ Të fortë e ka zemrën, nuk do të trembet, është
dorëdhënë, u fal skamnorëve; drejtësia e tij qëndron në shekuj të shekujve, balli
i tij ngallit për nder. _________________
Leximi i dytë (1 Kor 2, 1-5) Predikimi
i Shën Palit paraqitet me të gjithë dobësinë e tij: Ai shpall Krishtin e kryqëzuar.
Nuk ka qenë Pali që e ka zgjedhur këtë lloj shpallje, por ka qenë Hyji që i ka
kërkuar këtë predikim që nuk është frut i shkencës së kësaj bote. Udha e Kryqit është
e vështirë. Megjithatë në dobësinë e tij ka vepruar Shpirti Shenjt që i jep guxim
atij që beson, që edhe pse i kryqëzuar, të besojë në fyqinë e Hyjit. Lexim prej
Letrës së parë të shën Palit apostull drejtuar Korintasve Edhe unë, o vëllezër,
kur erdha në mesin tuaj, nuk erdha për t’ju kumtuar misterin e Hyjit me fjalë të larta
e me urti të stërholluar, sepse nuk desha në mesin tuaj të di tjetër përveç Jezu Krishtit
– dhe Atë të kryqëzuar. Edhe vetë u paraqita në mes jush i ligshtë, me frikë e me
tmerr të madh. Fjalët e mia e predikimi im nuk ishin fjalime të stërholluara që mbushin
mendjen me fuqi të urtisë njerëzore, por ishin dëftim i Shpirtit Shenjt dhe i fuqisë,
që feja juaj të mos themelohej në dijen e njerëzve, por në fuqinë e Hyjit. Fjala
e Zotit Aleluja. Unë jam drita e botës, thotë Zoti: kush vjen
pas meje do ta ketë dritën e jetës. Aleluja. Ungjilli (Mt 5, 13-16)
Jezusi na drejton këto fjalë: “Ju jeni kripa e tokës dhe drita e botës”. Besimtari
është dritë, sepse ecën në lavdinë e Zotit të vet. I krishteri është drita e botës,
sepse ndjek Krishtin, dritën e botës dhe vepron si Krishti për lavdinë e Atit. I krishteri
është edhe kripë e tokës. Kripa është simboli i asaj që pastron dhe jep shije dhe
është shenjë e besëlidhjes. I krishteri shfaqet në botë si ai që i jep kuptim botës
dhe si shenjë e besëlidhjes mes njerëzve dhe Hyjit. Leximi i Ungjillit të shenjtë
sipas Mateut Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: “Ju jeni kripa e tokës.
Po qe se kripa prishet, me çka mund të kripet? S’vlen më për asgjë, përveç të hidhet
jashtë e ta shkelin njerëzit. Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti
i ngritur në maje të malit. As nuk ndizet dritëza për ta vënë nën magje, por për ta
vënë mbi pishtar për t’u bërë dritë të gjithëve në shtëpi. Ashtu të shndrisë edhe
drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj
që është në qiell.” Fjala e Zotit Më shumë mbi liturgjinë e Fjalës
së Zotit mund të dëgjoni këtu....