2011-02-05 13:34:33

Dita e jetës së shuguruar. Me ne motër Ana Marku


Për mijëra rregulltarë, burra e gra, të mërkurën e kaluar ishte ditë feste: më 2 shkurt, në përkim me solemnitetin liturgjik të Paraqitjes së Krishtit në tempull, kremtohet edhe Dita e Jetës rregulltare, përgjigje e plotë dhe përfundimtare, pa kushte e plot pasion që i jepet thirrjes së Zotit. Jeta rregulltare është dëshmi guximtare e krijuese në botën e sotme. Njëkohësisht edhe sfidë përballë njeriut bashkëkohor.
Në të katër anët e botës, rregulltarët e rregulltaret u përgjigjen, me jetën e tyre të dhuruar për dashuri, shpërthimeve të vazhdueshme të urrejtjes e të dhunës, që përflakin tokën tonë. I përgjigjen, me pastërtinë e tyre shpirtërore, hedonizmit dhe egoizmit që vijon të përhapet kudo. Me varfërinë dhe dashurinë për të varfërit, të vegjlit e të braktisurit, i japin përgjigje konkrete etjes për para e për pushtet që pushton sot shpirtrat e shumë njerëzve.
Me dhuratën e nënshtrimit të tyre, të zgjedhur me vullnet të lirë, i përgjigjen relativizmit dhe individualizmit, që rrethojnë shoqërinë tonë, duke e bërë të shterpët e pa shpresë. Kjo pra, është dëshmia themelore e rregulltarëve dhe rregulltareve në botën e sotme.
Për një dëshmi konkrete të jetës rregulltare, ftuam në mikrofonin tonë skalabrinianen shqiptare, Ana Marku:..............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.