2011-02-04 19:30:36

Protesta të qeta në Shqipëri


(04.02.2011 RV)Opozita shqiptare zbriti sot sërish në sheshe simpatizantët e saj. Në katër qytete, Tiranë, Vlorë, Korçë dhe Lezhë, njerëzit protestuan paqësisht kundër qeverisë së Sali Berishës. Kreu i opozitës, Edi Rama u bashkua me manifestuesit në Tiranë. Eksponentë të Partisë Demokratike përshëndetën ata qytetarë, që nuk u bashkuan me protestat, duke i qëndruar larg dhunës së mundshme. Sipas policisë, në Tiranë janë mbledhur rreth 3 mijë vetë, në Lezhë 600, në Vlorë 3500, në Korçë 2000.







All the contents on this site are copyrighted ©.