2011-02-04 18:47:29

Nis faza e tretë e dialogut ndërmjet katolikëve e anglikanëve: takimi i parë, në manastirin e Bose-s.


(04.02.2011 RV)Nis faza e tretë e dialogut të Komisionit ndërkombëtar anglikano-katolik (Arcic III). Takimi i parë do të mbahet pranë manastirit piemontez të Bose-s, më 17 deri më 27 majin e ardhshëm. Komisioni kryesohet nga imzot Bernard Longlei, kryeipeshkëv i Birmingamit (katolik) dhe kryeipeshkvi David Moxon, i dioqezës së Zelandës së Re (anglikan). Do t’i fillojë punimet e kësaj faze të tretë, me mandatin e dhënë nga Benedikti XVI dhe kryeipeshkvi i Kantërburit, Rouan Uiljams, gjatë takimit në Romë, në nëntor 2009. Detyra e fazës së tretë të Arcic do të jetë të studiojë çështjet themelore, që kanë të bëjnë me Kishën si bashkim, lokal e universal, si dhe me rrugët në të cilat duhet të ecë Kisha lokale e universale, në bashkim, për të dalluar mësimin e drejtë etik.









All the contents on this site are copyrighted ©.