2011-02-04 18:46:56

Do t’i kushtohen Gjon Palit II Ushtrimet shpirtërore të Krezhmëve në Vatikan: do t’i predikojë karmelitani Letel.


(04.02.2011 RV)Nga e diela , 13, e deri më 19 mars, në Vatikan do të mbahen Ushtrimet shpirtërore, me pjesëmarrjen e Benediktit XVI. Meditimet do të predikohen nga atë Fransua – Marí Letel, i Urdhërit të Karmelitanëve të zbathur, sekretar i Akademisë Papnore të Teologjisë. Tema e Ushtrimeve të sivjetme është: “Dritë e Krishtit, në zemër të Kishës – Gjon Pali II dhe teologjia e Shenjtorëve”.








All the contents on this site are copyrighted ©.