2011-02-03 16:45:34

Tunizi. OKB: të paktën 219 të vdekur dhe 510 të plagosur në përleshjet dhe revoltat në burgje.


(03.02.2010 RV)Janë të paktën 219 vetë të vrarët në Tunizi në protestat masive që çuan në rënien e regjimit të ish-presidentit Zine Al-abidine Ben Ali. Lajmi u dha nga kryetar i misionit të verifikimit Bakri Vali Ndije, dërguar në vend nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas zyrtarit të OKB-së të vrarët në shesh janë 147, ndërsa ata nëpër burgje 72. Po ashtu të plagosurit janë 510, në një kohë kur më parë OKB-ja mendonte se pak a shumë bëhej fjalë për “të paktën 100”. Zyrtari i lartë i OKB-së Ndije tha se bilanci nuk duhet quajtur si përfundimtar aq më tepër tani kur hetimet e OKB-së vazhdojnë ende.







All the contents on this site are copyrighted ©.