2011-02-03 16:02:02

Në Pakistan, radikalë islamikë djegin fotografi të Papës


(03.02.2011 RV)Grupet radikale islamike të rrjetit “Aleanca për mbrojtjen e nderit të Profetit” në Pakistan, djegin kryqin, si edhe fotografi dhe manekinë të Papës e të ministrit për pakicat, Shahbaz Bati. Ngjarja, që referohet nga agjensia katolike Fides, ka ndodhur të dielën, gjatë manifestimit të rreth 40 mijë militantëve islamikë nëpër rrugët e Lahores. Ata protestonin kundër ndryshimit të ligjit mbi blasfeminë dhe kundër lirimit të Asia Bibit, gruas së krishterë dënuar me vdekje pikërisht për blasfemi.
Ekstremistët u shprehën edhe kundër ministrit për pakicat, i cili është i krishterë e po rrezikon seriozisht jetën në mbrojtje të të krishterëve. Politikisht, ai është lënë vetëm e masat e marra për ta mbrojtur janë krejtësisht të pamjaftueshme. Kryeipshkvi i Lahores, imzot Saldanha dënoi ngjarjen dhe shprehu solidaritetin e mirënjohjen për ministrin Shahbaz Bati.








All the contents on this site are copyrighted ©.