2011-02-02 17:55:00

Tri Terezat e mëdha!


(02.02.2011 RV)Kur kujtohet emri Terezë, nuk mund të mos na shkojë menjëherë mendja tek Tereza jonë, e Lumja shqiptare. E të mos na lindë pyetja: pse e zgjodhi këtë emër? Ndoshta për të ecur në rrugën e mistikes më të njohur të Kishës katolike? Dijetares së saj më të lexuar? Terezës së madhe?
Por çdo i krishterë e di se emrin Terezë e mban edhe një Dijetare tjetër e Kishës, Tereza e vogël, Terezina e Krishtit Fëmijë, autore e veprës "Fletoret ". Fama e Shenjtërisë së Motrës së vogël të Krishtit Fëmijë, të cilën ndër figure e shikojmë me Kryqin në njërën dorë e me një tufë trëndafila në tjetrën, u përhap me shpjetësi. Pati premtuar të reshte një shi trëndafilash mbi njerëzimin: reshi hire, me aromë edhe më të mirë se ajo e luleve. Më 19 tetor 1997, Papa Gjon Pali II, duke vlerësuar lart doktrinën e saj shpirtërore, i dha titullin "Dijetare të Kishës Universale": është Tereza e dytë, që meriton një nderim të tillë në Kishë, pas Shën Terezës së Avilës.
Emrin e Terezës së vogël mori Nëna jonë Terezë: me lumnimin e Saj, Kisha universale njeh tri Tereza të mëdha!








All the contents on this site are copyrighted ©.