Beogradi kërkon hetime të pavarura për trafikun e organeve në Kosovvë
(02.02.2011 RV)Prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, në intervistën
e botuar sot në gazetën “Veçernje Novosti” të Beogradit, deklaron se është më mirë
që çështja e trafikut të organeve në Kosovë, denoncuar nga relatori i Këshillit të
Evropës, Dik Marti, të shqyrtohet nga hetues të pavarur. “Kam dyshime mbi aftësitë
e EULEX-it” - thotë Vukçeviç, duke sqaruar se hetimi i pavarur është propozim i grupit
për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” dhe i vetë Dik Martit.
Gjatë ditëve të kaluara, misioni evropian në Kosovë lajmëroi për hapjen e një hetimi
paraprak, pas miratimit të raportit “Marti” nga ana e Asamblesë parlamentare të Këshillit
të Evropës. Kujtojmë se Prishtina ka hedhur poshtë çdo akuzë kundër eksponentëve të
politikës aktuale.