Në Tiranë vazhdon punën komisioni hetimor për 21 janarin. Berisha: “Puçi u drejtua
me telefon.”
(01.02.2011 RV)Sot pasdite Komisioni hetimor parlamentar i 21 janarit, vazhdoi
punën duke dëgjuar ministrin e brendshëm Lulëzim Basha. Nesër komisioni në fjalë,
ku bën pjesë vetëm mazhoranca, do të dëgjojë drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit
Informativ Shtetëror Bahri Shaqiri dhe Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Ndërsa
më datën 3 shkurt ky komision ka ftuar të dëshmojë edhe presidentin e Republikës së
Shqipërisë, Bamir Topi, por burime nga presidenca njoftuan se Presidenti e ka refuzuar
kërkesën. Kurse dje, përpara komisionit, foli kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Sipas tij organizatorët e puçit të 21 janarit në Shqipëri janë Edi Rama, Gramoz Ruçi
dhe Skënder Gjinushi dhe se “këta i drejtonin me anë të telefonit banditët që sulmuan
kryeministrinë për pesë orë”, prandaj shtoi kreyministri Berisha, “kërkesa për tabulatet
i ka tronditur puçistët”.