2011-02-01 16:57:36

Kosovë: katër presidentët e mundshëm.


(01.02.2011 RV)Gazeta kosovare “Koha ditore” duke i referuar disa burimeve ndërkombëtare njoftoi sot se emrat që mund të propozohen për postin e presidentit të ardhshëm të Kosovës janë katër.
Mundësia e parë është Edita Tahiri. Parapëlqimin që kryetari i ardhshëm i Kosovës të jetë femër e ka shprehur para të gjithëve kryetari i Zyrës Civile Ndërkombëtare Pieter Feith. I dyti emër është Blerim Shala, nënkryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës por për të zgjedhjen e të cilit, bëhet e ditur, se ka probleme brenda vetë partisë së tij. Ndërsa i treti kandidat për president të Kosovës është Agim Çeku, ish- kryeministër dhe ish-komandant i UÇK-së.
I fundit emër që citohet si kandidat i mundshëm për president është Veton Surroi, tani për tani kryetar i Klubit për Politikë të Jashtme.







All the contents on this site are copyrighted ©.