2011-01-31 18:32:38

U shpallën rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë


(31.01.2011 RV)Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli mbrëmë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit.
Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 32.11 për qind të votave dhe do të ketë 34 deputetë në parlamentin e ardhshëm; Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 24.69 për qind, apo 27 vende në parlament; Lëvizja “Vetëvendosje” do të ketë 14 deputetë, pasi ka fituar 12.69 për qind të votave, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 11.04 për qind të votave, përkatësisht 12 deputetë. Së fundi, Koalicioni Kosova e Re (AKR) me tetë deputetë, që i takojnë në sajë të 7.29 për qind të votave, ndërsa Partia Liberale Serbe (SLS) do të ketë 8 deputetë, e ndjekur nga partitë e tjera të pakicave etnike, të cilave u takojnë nga 4 e më pak deputetë në Kuvend. Pritet të fillojnë takimet ndërmjet krerëve partiakë për formimin e koalicionit qeverisës.








All the contents on this site are copyrighted ©.