2011-01-28 17:27:13

Ndeshje e arrestime në Egjipt, ku vazhdojnë manifestimet kundër Mubarakut


(28.01.2011 RV)Në Egjipt, mijëra manifestues po sulmojnë Ministrinë e Jashtme dhe televizionin shtetëror. Policia pengoi ish-drejtorin e Agjensisë ndërkombëtare për energjinë atomike, Mohamed El-Baradei të marrë pjesë në manifestimin kundër qeverisë së presidentit Hosni Mubarak në Kajro. El Baradei, që u kthye dje në atdhe, ka themeluar kohët e fundit “Shoqatën Kombëtare për ndryshim”, e cila kërkon reforma demokratike e shoqërore. Policia arrestoi edhe katër gazetarë francezë. Ndërkaq, manifestimet po përhapen me shpejtësi në të gjithë kryeqytetin. Kryetarja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton u kërkon autoriteteve egjiptiane të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.