2011-01-27 17:03:17

Tunizi: vazhdojnë protestat kundër bashkëpunëtorëve të presidentit Ben Ali.


(27.01.2011 RV)Me mijëra manifestues dolën sot në shesh për të manifestuar në qytetin Sidi Buzid, kundër qeverisë së tranzicionit, kryesuar nga Mohamed Ganushi, po ai kryeministër që ishte edhe në kohën e presidentit Ben Ali e që ka në përbërje edhe ministra që i kanë shërbyer presidentit të rrëzuar.
Po sot ministri i drejtësisë Lazhar Karui Shebi njoftoi se Tunizia ka lëshuar gjashtë mandatarreste për ish-presidentin Ben Ali dhe gjashtë familjarë të tij, përfshi edhe gruan. Ata akuzohen se kanë blerë në mënyrë të paligjëshme prona të patundshme jashtë vendit dhe për trafikim valute.







All the contents on this site are copyrighted ©.