2011-01-27 17:03:33

Egjipt: Çmimi Nobel Mohamed El Baradei i gatshëm për tranzicionin në vend.


(27.01.2011RV)Çmimi Nobel Mohamed El Baradei tha se është i gatshëm për të udhëhequr tranzicionin e Egjiptit. Duke folur nga Vjena nga ku po nisej për në Egjipt për të marrë pjesë në manifestimet kundër qeverisë, El Baradei tha se nëse populli dhe të rinjtë në veçanti, duan që ai të udhëheqë tranzicionin, atëherë ai nuk do të tërhiqet prapa. “Sidoqoftë, përparësia ime tani është të shoh tek lind një Egjipt i ri nëpërmjet tranzicionit paqësor.” deklaroi për shtypin El Baradei. Ndërkaq protestat në vend vazhdojnë. Sot në qytetin e Suezit nga përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve mbetën të plagosur 35 vetë ndër të cilët, pesë ishin policë, kurse në Sinai u vra një protestues.







All the contents on this site are copyrighted ©.