2011-01-26 17:00:57

Tunizi: qeveria kërkon nga Interpoli arrestimin e ish-presidentit Ben Ali


Qeveria e Tunizisë i ka kërkuar Interpolit arrestimin e ish presidentit Ben Ali, të gruas e anëtarëve tjerë të familjes me akuzën për “marrje të paligjshme të të mirave të tundshme e të patundshme” dhe “transferim të paligjshëm të valutës së huaj jashtë vendit”. Ben Ali që gjendet nga data 14 janar në Arabinë Saudite, është larguar nga vendi pas protestave të dhunshme kundër sundimit të tij 23-vjeçar. Bëhet e ditur se policia sot ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, që kërkonin mospërfshirjen e ish-aleatëve të Ben Alisë në qeverinë e re të përkohshme.
Edhe sot me mijëra persona kanë manifestuar duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së tranzicionit të udhëhequr nga Mojammed Gannouchi dhe zhbërjen e partisë së ish-presidentit, Zine el-Abidine Ben Ali. Kështu njoftoi TV shtetëror, duke transmetuar video të protestave.
BE filloi sot misionin e Komisionit Evropian në Tunizi për të diskutuar me autoritet vendore paketën e masave që BE-ja është e gatshme të ndërmarr për të mbështetur procesin elektoral. Misioni i BE-së drejtohet nga Huhues Mingarelli, drejtor i Shërbimin evropian për nisme të jashtme (Seae) për Lindje të Mesme. Mingarelli mbërrini sot në Vend ku do të qëndrojë disa ditë.







All the contents on this site are copyrighted ©.