2011-01-26 17:25:03

Obama në fjalimin drejtuar kombit kërkon bashkim për përballimin e sfidave globale


Ulja e shpenzimeve federale e risi për t’i dhënë një hov të ri Amerikës me aftësi konkurruese në tregun global. Kështu presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në një nga fragmentet e fjalimit mbi situatën e Bashkimit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë pastaj u kërkoi amerikanëve t’i bëjnë ballë flijimeve e vështirësive. E, duke folur para Kongresit, Obama nënvizoi se duhet punuar në mënyrë bipartizan. Obama kryesisht u fokusua në zhvillimet e brendshme. Presidenti amerikan, në fjalimin vjetor drejtuar kombit bëri thirrje që vendi të investojë më shumë në kërkime, arsim dhe në infrastrukturë, në mënyrë që ekonomia më e madhe e botës të jetë më konkurruese në tregun global. Në fjalimin e tij para Kongresit, Obama këmbënguli që Amerika të investojë më shumë në burimet alternative të energjisë, përfshirë makinat elektrike dhe përdorimin e energjisë diellore për të shmangur varësinë nga karburantet. Lidhur me politikën e jashtme, Obama theksoi se lufta në Irak është afër fundit, derisa do fillojë tërheqja amerikane nga Afganistani.







All the contents on this site are copyrighted ©.