2011-01-25 16:31:28

Shpëtim Idrizi në BE: Raporti i Dik Martit i fabrikuar nga Rusia.


(25.01.2011 RV)Kryetari i partisë shqiptare për Drejtësi dhe Bashkim, Shpëtim Idrizi, hodhi poshtë raportin e Dik Martit për trafikim organesh gjatë fjalës që mbajti në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Idrizi e ftoi senatorin zviceran të publikojë dëshminë e tij. “Sot ka një tjetër raport, i nisur nga Rusia, me mbështetjen e Serbisë me qëllim të sulmojë BE, UÇK dhe kreyministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Raporti i juaj nuk mund të gjejë asnjë të vdekur, që i janë marrë organet”. – theksoi deputeti shqiptar Idrizi në fjalën e vet, i cili e ftoi Dik Martin të publikojë intervistat që janë bërë. Më tej Idrizi vuri në dukje se ky raport nuk ka synim tjetër veçse të barazojë viktimat dhe kriminelët e luftës civile në Kosovë. “Prej vitit 1999 Kosova është shteti më i monitoruar nga UNMIK dhe EULEX dhe nëse këto krime janë bërë duhej të ishin zbuluar. Të bëhen hetimet dhe të provat të bëhen publike,” përfundoi fjalën e vet deputeti Shpëtim Idrizi.







All the contents on this site are copyrighted ©.