2011-01-25 12:36:45

Papa i shpreh presidentit rus dhimbjen e thellë për viktimat e atentatit të Moskës


(25.01.2011 RV)Benedikti XVI i dërgon presidentit rus, Dimtrij Medvjedjev, një telegram, me të cilin dënon ashpër atentatin e djeshëm në aeroportin e Moskës. Lajmet e fundit konfirmojnë vrasjen e 35 vetëve dhe plagosjen e 110 të tjerëve, ndër të cilët 40, në gjendje të keqe. Në telegramin e nënshkruar nga kardinali-sekretar i Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone, Papa flet për “një akt të rëndë dhune” dhe shpreh dhimbjen e tij të thellë e afërsinë shpirtërore me familjarët e viktimave. Ati i Shenjtë siguron se lutet për shpirtin e atyre, që e humbën jetën kaq përgjakshëm, dhe u jep bekimin e i përshëndet përzemërsisht të gjithë të plagosurit.







All the contents on this site are copyrighted ©.