2011-01-24 17:29:50

Sulm terrorist në aeroportin e Moskës: 31 të vdekur


(24.01.2011 RV)Sulm terrorist në aeroportin e Moskës. Një kamikaze, me origjinë nga Kaukazi, sipas policisë, shpërtheu në sallat vip, afër një restoranti, në aeroportin Domodedovo, më i madhi i Rusisë. Për momentin, bilanci është 31 të vdekur e së paku 150 të plagosur. Forcat ruse të sigurisë punojnë për evakuimin e njerëzve. Janë marrë masa të rrepta për të kontrolluar edhe aeroportet e tjera të Moskës, stacionet hekurudhore dhe ato të metrosë. Presidenti rus, Dmitrij Medvjedjev hoqi dorë nga fjalimi i tij në Forumin Ekonomik të Davosit, për t’i bërë ballë gjendjes së krijuar.
Atentati i sotëm, pason atë të marsit 2010, kur dy gra shpërthyen në metronë e Dagestanit, duke vrarë 40 vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.