2011-01-21 17:51:51

Protestë e dhunshme në Shqipëri: të vdekur e të plagosur


(21.01.2011 RV)Përfundoi në dhunë, demostrata e sotme e opozitës në Tiranë, në të cilën morën pjesë njerëz të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Qindra vetë u grumbulluan para kryeministrisë, në orët e para të pasdites, për të kërkuar zgjedhje të reja, pas dorëheqjes së zv.kryeministrit, Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion nga shoku i tij i partisë, Dritan Prifti.
Manifestuesit u ndeshën me policinë, kundër së cilës hodhën gurë, lëndë plasëse, tulla e sende të tjera. Nga ana e saj, policia u përgjigj duke përdorur gazin lotsjellës e madje edhe armët. Bilanci i viktimave është i rëndë, për një manifestim, që u nis si paqësor. Tre të vdekur deri tani, të gjithë civilë, e shumë të plagosur, si nga forcat e policisë, ashtu edhe nga demostruesit, por akoma nuk dihet numri i saktë.
I telefonuam kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita, selia e të cilit ndodhet dy hapa larg nga kryeministria dhe nga protesta. Ta dëgjojmëRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.