2011-01-20 19:32:14

Presidenti Kosovës dr. Ibrahim Rugova në 5 vjetorin e vdekjes


Sot shënohet 5-vjetori i vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Pra, si sot, me 21 janar 2006, Kosova e shqiptarët përjetuan me hidhërim vdekjen e parakohshme të liderit e të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Ai qe prijës i vlerave demokratike, i qëndresës qytetare, misionar i paqes e vëllazërimit, e vizionar e arkitekt i pavarësisë së Shtetit të Kosovës, mik e bashkëbisedues i çmuar i Bashkësisë Ndërkombëtare në Ballkan e në botë.
Presidenti Rugova rrezoi kudo e në gjithçka bëri frymëzimin e tij nga tri personalitetet e jashtëzakonshme që kishte si udhërrëfyese: ipeshkvi shqiptar imzot Pjetër Bogdani, e Lumja Nënë Terezë dhe Papa Gjon Pali II.
Po më hollësisht mbi figurën, trashëgiminë kombëtare, politike të dr. Ibrahim Rugovës dhe aktualitetin e vizionit të tij, në mikrofonin e Radio Vatikanit të dëgjojmë mendimin e prifti katolikë kosovar, don Lush Gjergjin, vikar i përgjithshëm i Kishës së Kosovës....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.