(19.01.2011 RV)Jepini makinës me kujdes e me përgjegjësi, mbrojeni jetën tuaj
e atë të të tjerëve: kështu i porositi Papa të rinjtë, në përfundim të audiencës së
përgjithshme, mbajtur sot në Vatikan. Benedikti XVI iu drejtua anëtarëve të shoqatës
“Bijtë në parajsë: krahë mes qiellit e tokës”, ku bëjnë pjesë prindër, fëmijët e të
cilëve kanë humbur jetën në aksidente automobilistike. Pavarësisht nga vrulli rinor,
këshilloi Ati i Shenjtë, kur merrni në dorë timonin, llogaritini rreziqet.