Papa cakton kreun e Komisionit të kontrollit financiar
(19.01.2011 RV)Kardinali Atilio Nikorà u emërua sot nga Papa në krye të Autoritetit
të Informacionit Financiar (AIF), që do të kontrollojë zbatimin e normave të reja
mbi transparencën financiare të Selisë së Shenjtë. Benedikti XVI emëroi edhe anëtarët
e Këshillit drejtues të Autoritetit: Klaudio Bianki, Marçelo Kondemi, Xhuzepe dela
Torre dhe Çezare Testa.