Me 19 janar 1732 u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit që i dha personalitete të
mëdha Kishës e kulturës Shqiptare
Si sot, me 19 janar 1732 Kisha Arbëreshe çeli në Kalabri kolegjin e Shën Adrianit,
institucion i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe kultivimin e vlerave shpirtërore,
kulturore dhe etnike të Arbëreshëve.
Në këtë kolegj studiuan dhe u formuan
personalitete të ndryshme kishtare e kulturore shqiptare si Jeronim De Rada, Markianò,
Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi e të tjerë.
Kolegji arbëresh
i Shën Adrianit, kjo vatër shpirtërore është e një rëndësie të jashtëzakonshme për
rolin dhe kontributin që pat në fushën kulturore e atdhetare në ruajtjen e shpirtin
arbëresh ndër shekuj deri në ditët tona. Më tepër mbi këtë, ta dëgjojmë studiuesin
arbëresh prof. Zef Chiaramonte nga Palermo..............