2011-01-18 13:36:00

Konkurs kushtuar Gjon Palit II, në Romë


Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Karol Vojtilës, lëvizja “Grupet e lutjes së Bijëve shpirtëror të Gjon Palit II”, në bashkëpunim me Zyrën për baritorinë shkollore të Vikariatit të Romës e me mbështetjen e Kryesisë së Këshillit të Ministrave, organizon konkursin e parë për shkollat tetëvjeçare e të mesme të Romës, me temë: “Gjon Pali II. Dritë shprese në Kishë e në botë”. Nxënësit, që duan të marrin pjesë si individë, si grupe ose si klasë, duhet të paraqesin, brenda 15 marsit, një punim, i cili mund të përdorë çfarëdolloj teknike ose mjeti multimedial: vizatime, piktura, poezi, hartime, përmbledhje fotosh, intervista, realizime në video, kompozime muzikore. Vlerësimi i punimeve do të bëhet më 13 maj 2011, në orën 17.00, pranë Universitetit Papnor Lateranens. Do të paraprihet nga një mbrëmësore lutjesh mariane, në mbrëmjen e 12 majit, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, pasuar nga Mesha e falënderimit për dhuratën e Zotit: Gjon Palin II.







All the contents on this site are copyrighted ©.