2011-01-18 17:39:56

Irak: masakër në Tikrit. Vriten 60 aspirantë për policë të ardhshëm.


(18.01.2011 RV)Numri i të vrarëve në atentatin e mëngjesit të sotëm në Tikrit, Irak arriti në 60, ndërsa të plagosurit janë 150. Ndërsa 150 aspirantë për policë ishin grumbulluar dhe po rrinin në rradhë përpara një kazerme policie, një kamikaze u hodh në erë. Deri tani asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër atentatin, por sipas autoriteteve vendore, pas atentatit qëndron dora e Al-Kaedës. “Mund mund të jetë kush tjetër përveç Al –Kaedës që po na masakron.” deklaroi për shtypin zëvendësguvernatori i provincës Salahudin, Ahmed Abdul – Zhabar.







All the contents on this site are copyrighted ©.