2011-01-18 13:35:48

Fillon sot Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve mbi temën “ Të bashkuar në mësimin e apostujve, në mbledhje vëllazërore, në ndarjen e bukës e në lutje” (Vp 2,24)


Nga dita e sotme, 18 janar e deri më 25 janar mbahet Java e përvitshme e lutjes për bashkimin e të krishterëve mbi temën “ Të bashkuar në mësimin e apostujve, në mbledhje vëllazërore, në ndarjen e bukës e në lutje” (Vp 2,24). Lidhur me këtë, Presidenti i Këshillit Papnor për Promovimin e Bashkimit të të Krishterëve, kardinali Kurt Koch në gazetën e Vatikanit “L’Osservatore Romano” nënvizon vlerën e rëndësinë e udhës ekumenike.
Java botërore e lutjes për bashkimin e të krishterëve këtë vit na sjell në zanafillën e lëvizjes ekumenik dhe na tregon se absolutisht nuk është çasti për t’u “dorëzuar” apo hequr dorë, por përkundrazi, duhet të përforcohemi në “përcaktimin” e përgjegjësisë ekumenike, që synon të mbështes këtë udhë para sfidave të sotme.
Të kthehemi me mendje mbrapa në kohë, në fillimet historike të Lutjes për bashkimin e të krishterëve, shumë para koncilit të Vatikanit II. Java e lutjes qe promovuar sidomos nga Paul Wattson, një anglikan amerikan që më vonë kaloi në Kishën Katolike., e nga Spencer Jones, anëtar i Kishës episkopaliane; ajo pasta u zhvillua nga atë Paul Couturier, pionier i pasionuar i ekumenizmit shpirtëror.
Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve mori mbështetjen e fortë të Papës Leonit XII e të Papës Benediktit XV; që e përhapi në mbarë Kishën katolike. Një hap i mëtejshëm përpara qe realizuar falë Papës Piut XII, që, në një udhëzim të vitit 1950, e lëvdoi hapur lëvizjen ekumenike, duke kujtuar zanafillën e saj që është në veprën e Shpirtit Shenjt Zot.
Tetëditëshi i lutjes për bashkimin e të krishterëve përfaqëson fillimin e lëvizjes ekumenike jo vetëm në nivelin kohor të aspektit të saj, por edhe nga pikëpamja e përmbajtjes së saj, e vet natyrës së saj. Në këtë kuptim, nuk bëhet fjalë për një fillim që mund ta lëmë mbrapa shpine, por për një fillim që duhet të vazhdojë të na shoqërojë gjatë udhës sonë. Në të vërtet, edhe sot puna ekumenik ka nevojë për atë thellim shpirtëror që qe përshkurar nga dekreti i Koncilit të II të Vatikanit mbi ekumenizmit si “shpirti i tërë lëvizjes ekumenike” (n.8). Edhe sot një ekumenizëm i besueshëm qendron apo bie me thellimin e forcës së vet shpirtërore e me faktin që dialogu i dashurisë dhe dialogu i së vërtetës pasurojnë njëri tjetrin e janë frytdhënës vetëm së bashku.
Në mënyrë të veçantë. Spiritualiteti ekumenik, ne të krishterëve na kujton se nuk je ne ata që “bëjmë” e që ndërtojmë bashkimin dhe njësimin, duke vendosur format e kohët e realizimit të tij, po ne mund vetëm ta pranojmë si dhuratë nga Zoti, siç ka nënvizuar edhe Papa Benedikti XVI: “Në thirrje për lutje të vazhdueshme e të qëndrueshme për bashkimin e plotë ndërmjet ithtarëve të Jezu Krishtit Zot shfaqet orientimi më autentik e më i thellë i tërë kërkimit ekumenik, sepse bashkimi, para së gjithash, është dhuratë e Zotit”. Na takon ne të krishterëve, pra të orvatemi t’ia arrijmë këtij bashkimi me atë dashuri, pasion që tregohet në durim, në qendresë që sipas Charles Péguy, “ është motra e vogël e shpresës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.