2011-01-18 12:14:02

Dioqeza e Sapës nismë për zhvillimin e rajonit të Zadrimës


Më 15 janar, pranë Kurjes ipeshkvnore të dioqezës së Sapës në Vau-Dejës është mbajtur takimi i lëvizjes “Miqtë e Zadrimës”. Në këtë takim organizuar me nismën e ipeshkvit të vendit imzot Lucjan Avgustini, që ka si synim zhvillimin dhe rritjen ekonomike në territorin e rajonit të Zadrimës, morën pjesë kryetarë të komunave të kësaj zone, ekspertë të bujqësisë e të fushave tjera. Sipas ipeshkvit Avgustini, zona e Zadrimës që është në një gjendje të rëndë ekonomike, por ka edhe burime që duhen zhvilluar e që mund të përmirësojnë situatën e popullsisë të këtyre trevave. Në këtë drejtim shkon edhe projekti 24 muaj, ose 2 vjet e përfshin 43 fshatra. Donatori qe e mbështet financiarisht projektit për dy vjet, është Renovabis . Më hollësisht mbi një projekt nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.