2011-01-17 17:34:46

Tunizi: Kryeministri Ghannouchi shpall qeverinë e re të bashkimit kombëtar.


Kryeministri i Tunizisë, Muhammad Ghannouchi, ka shpall qeverinë e re të bashkimit kombëtar. Kështu njoftoi TV i shtetit të Tunizisë. Është fjala për qeverinë e parë të 20 vjetëve të fundit që përbëhet edhe nga disa parti të opozitës. Grupimit kushtetues demokratik tunizian, partisë së qeverisë, i takojnë katër ministritë kyçe.
Sipas njoftimeve të kryeministrit Ghannouchi, janë konfirmuar ministri i Jashtëm i qeverisë së mëparshme, Kemal Morjane, ai i Brendshëm, Mohammed Faia, ai i Mbrojtjes, Rida Qarira dhe ai i Thesarit, Mohammed Rida Chalghoum.
Gjithsesi Tunizia është ende në kaos, në pritje të fillimit të punës së qeverisë së bashkimit kombëtar. Bashkimi Evropian e SHBA-së janë shpreh të gatshme për të mbështetur procesin elektorale, ndërsa sot janë regjistruar momente të tjera tensioni në kryeqytet, ku një manifestim mbajtur kundër presidentit Ben Alì e partise se tij, është shpërnda nga policia. Në qytete tjera ka pasur ndeshje ndërmjet ushtrisë e milicëve që ishin nën udhëheqjen e ish këshilltarit për siguri Ali Seriati. Mbi këto mendimet e versionet janë të ndryshme.
Protestat që janë duke shkatërruar Vendit po përhapen gjithnjë e më shumë dhe me shpejti nëpër qytete të Tunizisë. Manifestime kundër rritjes së çmimeve janë zhvilluar njëkohësisht edhe në Vende tjera si në Algjeri, pastaj në Sudan, por edhe në Jordani e në Egjipt.







All the contents on this site are copyrighted ©.