2011-01-15 19:12:32

Raport mbi persekutimet në Indi: 149 sulme kundër të krishterëve në vitin 2010


Gjatë vitit 2010, ka pasur 149 sulme kundër të krishterëve në Indi. Shifra shqetësuese raportohet nga Bashkësia Evangjelike e Indisë, organizatë, ku marrin pjesë të krishterët protestantë. Sipas raportit, dhuna e ekstremistëve hinduistë ka prekur 18 shtete të Federatës, sidomos në Karnataka, Andra Pradesh (India jugore), Madia Pradesh dhe Çatisgarl (India qendrore). Kujtojmë se vitet e kaluara, problemet më të mëdha i ka pasur shteti i Orisës, ku dhuna është ndaluar pothuaj krejtësisht, për shkak të interesimit të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkaq, në shtete të tjera indiane, ekstremistët veprojnë të pa shqetësuar nga askush e madje shpesh, autoritetet civile në pushtet i përkasin partisë nacionaliste hinduiste Barantija Xhanata Parti, që ligjëron e mbron grupet ekstremiste.







All the contents on this site are copyrighted ©.