2011-01-15 11:17:58

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 2-të gjatë vitit kishtar ‘A’. ‘Ja Ai që ia shlyen mëkatin botës!’


Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj radhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së dytë gjatë vitit kishtar, ciklit të parë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Pas festës së Pagëzimit të Jezu Krishtit, që mbylli kohën e Krishtlindjes, me këtë të diele hyjmë nè Kohën e Rregullt Gjatë Vitit, që vijon të përqendron vështrimin tonë mbi Epifaninë – Dëftimin e Zotit, që vazhdon pra të përqendrohet mbi dëftimin e misterit të Jezu Krishtit.
Këtë të diel, pjesa e Ungjillit na ofron dëshminë e Gjon Pagëzuesit që na fton ta njohim në Jezusin qengjin e Zotit, që i heq mëkatin botës sepse e merr mbi vete. Atë në mënyrë të posaçme kundron Gjon Pagëzuesit është marrëdhënia ndërmjet Jezusit e Shpirtit Shenjt. E sheh Shpirtin Shenjt duke zbritur e ndenjur mbi Jezusin, ashtu si dëshmitari tjetër i madhe i Ungjillit të IV, nxënësi i dashur, duke ndenjur tek këmbët e kryqit do ta shohë Shpirtin që përhapet nga Jezusi mbi të gjithë ne, në shenjën e ujit e të gjakut të shpërthyer nga kraharori i tij i hapur.
Gjon Pagëzuesi na fton të vështrojmë Qengjin e Hyjit ashtu si na fton edhe nxënësi i dashur ta drejtojmë shikim e vështrimin tonë drejt “Atij që e shporuan”. Vetëm te këmbët e kryqit do të kujtojmë se në çfarë kuptimi Jezusi është qengji i vërtetë i flijuar që na liron nga mëkati. Falë atij shpëtimi mund të mbërrijë deri në skajet e tokës (Leximi I) e ne, siç u kujton Korintianëve shën Pali, (Leximi II) kemi mundësinë të shenjtërohemi.
Pra, Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na paraqet Jezusin porsi “qengjin e Zotit, që shlyen mëkatin e botës”. Figura ungjillore na kujton dy temat biblike: nga njëra anë kemi figurën profetike të ‘Shërbëtorit të Hyjit’, vegël çlirimi dhe shembull të një jete të dhuruar për të tjerët; në anën tjetër, figura po kështu çlirimtare, e qengjit pashkor. Jezusi pra paraqitet si shpëtimtar, çlirimtar i ri, me të cilin është e lidhur shpresa e popullit të ri të Zotit.
Në këtë perspektivë edhe Gjon Pagëzuesi e paraqet Krishtin në pjesën ungjillore të kësaj së diele. Ai, Gjoni është dëshmitari dhe shembulli i parë i dëshmisë së krishterë. Gjoni di ta shquaj e ta kuptoj në personin e Jezusit thelbin e mistershëm të misionit të tij hyjnor e bëhet zë që i dërgon njerëzit tek Ai dhe sot na fton edhe neve ta ndjekim Mësuesin e Shpëtimtarin e jetës, Jezu Krishtin Zot. Liturgjia e Fjales
Lexim prej Isaisë profet
Hyji më tha: “Shërbëtori im je, o Izrael, në të cilin do ta dëftoj lavdinë time!” E tani thotë Zoti që më trajtoi që nga kraharori shërbëtor për vete, për t’ia kthyer Jakobin Atij, për ta mbledhur rreth tij Izraelin. U bëra i lavdishëm ndër sytë e Zotit, Hyji im u bë fuqia ime. Ai më tha: “Tepër pak është të më jesh shërbëtor për t’i rilindur fiset eJakobit, për t’i riatdhesuar Tepricat e Izraelit: por të caktoj të jesh drita e popujve që shëlbimi im të arrijë në skaj të tokës!”
Fjala e Zotit

Psalmi 40 (39)
Ref:
Ja, po vij, o Zot, për ta kryer vullnetin tënd
_______________
Me shpresë të gjallë shpresova në Zotin
dhe ai u prirë drejt meje,
e vështroi britmën time.
Në gojë më vuri një këngë të re,
himnin e Zotit, Hyjit tonë.
_____________
Fli e dhurata ti nuk do,
vetë ma zbulove vullnetin tënd:
fli shkrumbimi e
pendestare
nuk kërkon,
atëherë thashë: “Ja, po vij unë.
_____________
Në Librin e Ligjit shkruan për mua:
Të kryej vullnetin tënd, Hyji im, dëshiroj,
Ligji yt është në thellësinë e zemrës sime”.
_____________
Drejtësinë tënde e shpalla në kuvendin e dheut,
shih, nuk i mbaj të mbyllura buzët, o Zot, ti e di.
_____________

Leximi i dytë (1 Kor 1, 1-3)
Shën Pali përshëndet të krishterët e Korintit si ai që është dërguar nga Krishti. Ai sheh në atë bashkësi të Korintit Kishën e Hyjit dhe rinjeh në anëtarët e saj personat e thirrur në shenjtërim dhe të bashkuar në besimin e atyre që thërrasin emrin e Jezusit në botë.

Lexim prej Letrës së parë të
shën
Palit
apostull drejtuar
Korintasve

Pali, për vullnet të Hyjit, i grishur të jetë apostull i Krishtit
Jezus, edhe vëlla
Sosteni, Kishës së Hyjit që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin
Jezus, të grishurve të jenë shenjtër, bashkë me të gjithë ata, që në cilindo vend e thërrasin Emrin e Zotit tonë,
Jezu
Krishtit, Zotit të tyre dhe tonë. Paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Zotit
Jezu
Krisht!

Fjala e Zotit

ALELUJA,
Aleluja.
E Fjala u bë njeri, e banoi ndër ne.
Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit.
Aleluja.

Ungjilli (Gjn
1, 29-34)

Në aramaisht fjala shërbëtor do të thotë edhe qengj.
Në Ungjill Jezusi është quajtur “Qengji i Hyjit” nga Gjon Pagëzuesi.
Në Besëlidhjen e Vjetër qengji i Pashkëve është simbol i shpëtimit të Izraelit. Jezusi si Shpëtimtar duhet të kalojë përmes Pashkëve të tij të vdekjes dhe të ringjalljes për tu pagëzuar në Shpirt.
Për të qenë besnikë ndaj Ungjillit nuk mjafton vetëm të zhytemi në ujin pagëzimor, por duhet të lejojmë të mbushemi nga zjarri i Shpirtit.

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit

Në atë kohë, Gjoni e pa
Jezusin
duke ardhur kah ai e tha: “Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mëkatin botës! Ky është ai, për të cilin thashë: ‘Pas meje vjen një njeri, i cili është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje!’ Nuk e kam njohur as vetë, por arsyeja pse erdha e jam duke pagëzuar me ujë është që ky t’i zbulohet Izraelit.”
Gjoni dëshmoi edhe: “E pashë Shpirtin Shenjt tek zbriti prej qiellit porsi pëllumb dhe zuri vend mbi të. Unë nuk e njihja atë, porse Ai që më dërgoi të pagëzoj me ujë, Ai edhe më tha: ‘Në atë që të shohësh se zbret Shpirti Shenjt dhe zë vend në të, ai është që pagëzon me Shpirtin Shenjt.’ Unë e pashë dhe dëshmoj: Ky është Biri i Hyjit.”
Fjala e Zotit
E tani më hollësisht këtu mund ti dëgjoni leximet biblike e pastaj homelinë......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.