2011-01-14 16:27:45

Shqipëri: dorëheqja e zëvendëskryeministrit Meta; Berisha, qeveria shkon përpara


Ilir Meta kryetari i LSI së dha sot dorëheqje nga posti zëvendëskryeministrit e ministër i Ekonomisë. Në një komunikatë për shtyp Meta deklaroi se vendimi i tij është personal e ka si qëllim lehtësimin e hetimit të prokurorisë ndaj tij.
"Jap dorëheqjen e parevokueshme si ministër i Ekonomisë dhe si zëvendëskryteministër. Dorëheqjen ia kam komunikuar kryeministrit Berisha dhe pas këtij momenti jam në dispozicion të prokurorisë për hetim", deklaroi Meta. Ai theksoi se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, gjë që nuk mund ta bënte për sa kohë kishte në poste qeveritare që i garantonin atij imunitet.
Më tej kryetari i LSI së ka hedhur akuza ndaj ish vartësit të tij, Dritan Prifti, për përfshirje në afera dhe për një të kaluar me precedentë kriminalë. "Shqipëria nuk mund të merret peng nga krimi i organizuar dhe monstra si Dritan Prifti, i cili ka një të kaluar kriminale", shtoi Meta, duke paralajmëruar një betejë ligjore ndaj Priftit.







All the contents on this site are copyrighted ©.