2011-01-14 17:47:31

Shqiptarët e Romës përkujtojnë Gjergj Kastrionin Skënderbe në 543 vjetorin e vdekjes


Nesër më 15 janar në ora 13.00 në Piazza Albania në Romë do të mbahet Ceremonia përkujtimore me rastin e 543-vjetorit të vdekjes të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Me rastin e përkujtimit të 543 vjetorit të vdekjes së heroik kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit, diplomatët shqiptarë në Romë njoftojnë me sa vijon:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë organizojnë, ditën e shtunë, më 15 janar 2011, në orën 13.00, ceremoninë në përkujtim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Janë të ftuar në sheshin “Albania” shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, arbëreshë, miq e dashamirës italianë.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Hero Kombëtar i shqiptarëve
(1405-17 janar 1468)
Shqiptarët përkujtojnë heroin kombëtar, luftëtarin e suksesshëm kundër pushtimit dhe pushtueve otomanë, burrin e shtetit dhe arkitektin e lidhjeve dhe aleancave me perëndimin dhe Selinë e Shenjtë, simbolin e qendresës dhe orientimit perëndimor të kombit tonë.
Ky vit perkujton heroin por edhe idealin e tij pro-perëndimor më mirë dhe më ngrohtë se çdo vit tjetër më parë sepse Shqipëria dhe shiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më të lirë e më pranë Evropës. Projekti i Skënderbeut është sot projekti i shqiptarëve kudo ku janë.
Do të vijoje nje koktel.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë
Via Asmara 5, 00199 Roma
Tel.: (+39) 06/ 86224124
Fax: (+39) 06/86224120

Njoftimi nga Ambasada e Kosovës në Romë
Organizohet tubim përkujtimor në nderim të figurës së Skënderbeut
Me rastin e shënimit të përvjetorit të 543 të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më 15. 01.2011, në ora 13:00, Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadë e Republikës së Shqipërisë, organizojnë një tubim përkujtimorë me bashkatdhetarët, në Sheshin Pzz. Albania në Romë, pranë përmendores së Heroit Kombëtare dhe Evropian.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të 543 të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më 15. 01.2011, në ora 13:00, Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadë e Republikës së Shqipërisë, organizojnë një tubim përkujtimorë me bashkatdhetarët, në Sheshin Pzz. Albania, pranë përmendores së Heroit Kombëtare dhe Evropian.

Pas fjalëve të përkujtimit, do të ofrohen freski për bashkatdhetarët me ç'rast do të zhvillohen biseda miqësore.

Ftohen bashkatdhetarët të marrin pjesë.

Nderime,
Ambasada e Republikës së Kosovës
në Romë
Via Tolmino n.12
Romë
Tel. 06 85355316







All the contents on this site are copyrighted ©.