2011-01-12 13:54:01

Shqipëri: Videopërgjimi Meta- Prifti prokuroria hap hetimet


Prokuroria e Tiranës sekuestron kasetën e videopërgjimit ku zv kryeministri Ilir Meta dhe ish ministri i Energjetikës, Dritan Prifti flasin për afera që ka të bëjnë me dhënien e një tenderi, anulimin e një tenderi tjetër dhe punësimin e një militanti.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp sot paradite rreth orës 11.00 prokuroria e Tiranës informon se ka nisur regjistrimin e procedimit penal “për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të shtetërorë, të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë si dhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.”
Në funksion të këtij procedimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur të sekuestrohet kaseta filmike e shfaqur në emisionin “Fiks Fare” si provë materiale. Njëkohësisht, paralelisht me këtë sekuestrim, grupi hetimor i ngritur me këtë qëllim, po kryen veprimet e nevojshme hetimore.
(nga Balkanweb)







All the contents on this site are copyrighted ©.