2011-01-12 17:41:31

Shqetësuese gjendja në Brisbejn të Australisë për shkak të përmbytjeve


(12.01.2011 RV)Përmbytjet vazhdojnë të shkatërrojnë verilindjen e Australisë. Bilanci i viktimave, akoma i përkohshëm, flet për të paktën 16 të vdekur. Ndërkaq, nuk dihet ku janë, së paku 60 vetë. Kisha Katolike, përmes Karitasit, po shumëfishon forcat në ndihmë të popullsisë. Papa ka dhënë 50 mijë dollarë për emergjencën, e cila orët e fundit ka goditur sidomos qytetin e Brisbejnit, ku lumi me të njëjtin emër ka dalë nga shtrati. Mijëra vetë janë detyruar të lënë shtëpitë.







All the contents on this site are copyrighted ©.