2011-01-12 16:57:48

Përgjimi Meta-Prifti KE: Të hetohen informacionet në video


Videoja e përgjimit Meta-Prifti ka kaluar kufijtë dhe është komentuar nga kryeqendra e Bashkimit Evropian. Nga Brukseli, zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Butler kërkoi sot që prokuroria shqiptare të hetojë mbi informacionet që u transmetuan në videon e përgjimit. Butler vlerësoi se lufta kundër korrupsionit është kriteri kryesor për një vend që kërkon anëtarësimin në BE.
“Natyrisht lufta kundër korrupsionit është një kriter politik dhe kriteri kyç për anëtarësim në BE, dhe siç përmendet edhe ne raportin e fundit e Komisionit Evropian, ky i fundit thekson pikërisht nevojën për arritje në këtë drejtim me hetime, procedime dhe dënime në të gjitha nivelet e krimit.
“Sapo jemi informuar për këtë çështje dhe nuk mund të bëjmë shume komente. Por, siç e dini ka një sistem drejtësie në Shqipëri dhe i takon drejtësisë të hetojë lidhur me këtë çështje. Fillimisht i takon prokurorisë që të hetojë mbi informacionet e transmetuara dhe të kryeje hetime për të vërtetuar këtë çështje”.
Butler shtoi se, në Shqipëri ashtu si në te gjitha vendet e tjera kandidate, nuk mund te këtë mosndëshkim, pasi askush nuk është mbi ligjin.
(nga BalkanWeb)







All the contents on this site are copyrighted ©.