2011-01-12 17:41:17

Protesta e Tunizisë mbërrin në kryeqytet. Ndeshje ndërmjet manifestuesve dhe ushtrisë


(12.01.2011 RV)Rëndohet gjendja në Tunizi. Në qendër të kryeqytetit, ka pasur ndeshje të ashpra ndërmjet naifestuesve dhe ushtrisë. Sipas televizionit arab “Al Zhazira”, pesë vetë janë vrarë, ndër të cilët edhe një profesor universiteti. Sot paradite, zëdhënësja e kryetares së diplomacisë evropiane, Kathrin Eshton, dënoi përdorimin pa kriter të forcës nga ana e policisë. Flitet për grusht shteti, pasi ushtria refuzoi të shpërndajë protestuesit. Ndërkaq, presidenti Ben Ali emëroi një ministër të ri të Punëve të Brendshme dhe liroi të gjithë personat e arrestuar ditëve të fundit. Gjithashtu, vendosi të krijojë një komision për hetime mbi disa funksionarë të korruptuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.