2011-01-11 16:03:09

SHBA: Sarkozi viziton Shtëpinë e Bardhë.


(11.01.2011 RV)Presidenti francez Nikolas Sarkozi mbërriti sonte në Uashington për një takim me presidentin amerikan Barak Obama. Gjatë takimit do të diskutohet për planin e punës të G8 dhe të G20 që do të zhvillohen këtë vit nën kryesinë e francezëve. Të dy presidentët do të diskutojnë gjithashtu edhe për tema të ndryshme lidhur me krizën ndërkombëtare e në veçanti, për sistemin monetar ndërkombëtar. Pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, Sarkozi do të shkojë në Nju Jork ku do të takohet me mbretin e Arabisë Saudite Abdallah dhe kryeministrin libanez Saad Hariri.







All the contents on this site are copyrighted ©.