2011-01-11 12:36:33

Selia e Shenjtë-Vietnami: Papa do të emërojë përfaqësuesin diplomatik


Së shpejti do të emërohet përfaqësuesi diplomatik i Papës për Vietnamin. Lajmin e dha sot Salla e Shtypit e Vatikanit. Përmes një komunikate, shpjegohen edhe hapat e fundit të marrëveshjes: “Gjatë një takimi të dytë të grupit të përbashkët të punës Vietnam-Seli e Shenjtë - pohohet në tekst – zhvilluar në Vatikan më 23 deri më 24 qershor 2010, me qëllim që të thellohen marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Vendit aziatik, ashtu si dhe lidhjet e Selisë Apostolike me Kishën katolike vendase, u vendos që, si hap i parë, të emërohet nga ana e Papës, një përfaqësues jo rezident i Selisë së Shenjtë pranë Vietnamit. E Benedikti XVI – vijon teksti- do ta emërojë së shpejti përfaqësuesin e tij në Vietnam.










All the contents on this site are copyrighted ©.