Në Nigeri sulmohet një fshat me shumicë të krishterë
(11.01.2011 RV)Dhunë e re në Nigeri. Në agimin e ditës së sotme, 13 vetë u
vranë gjatë një sulmi kundër fshatit Uareng, në shtetin qendror të Platosë, i cili
është urë kalimi ndërmjet veriut islamik dhe jugut me shumicë të krishterë. Fshati
banohet nga të krishterë. Njerëz të armatosur vranë të rritur e fëmijë, duke i djegur
më pas kufomat sëbashku me shtëpitë.