2011-01-11 19:15:48

Egjipt: vritet një i krishterë e 5 të tjerë plagosen gjatë udhëtimit me tren në jug të Kajros


Në Egjipt vritet një i krishterë e 5 të tjerë plagosën gjatë udhëtimit në një tren që udhëtonte ndërmjet Egjiptit të Lartë e Kajros. Në anën tjetër ministri i jashtëm egjiptian kundërshton fjalimin e Papës e pohon se janë të papranueshme ndërhyrjen nga ana e Vatikan në çështjet tona të brendshme. Kajro thirri ambasadoren në Vatikan.
Po ministri egjiptian anashkalon faktin që Vendi i tij nuk i mbron siç duhet e në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët, ndër të cilët janë edhe të krishterët koptë e të tjerë. E ku e kur shkelët e drejta themelore e njeriut, që është jeta, madje me vrasje, nuk ka sesi të konsiderohet çështje e brendshme humbja e jetës së njerëzve, siç ishte vrasja barbare e të krishterëve koptë të pafajshëm e të pambrojtur.
Duhet kujtuar edhe faktin që Papa Benedikti XVI si në Mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqes, si dhe në shprehjen e solidaritetit me bashkësinë e krishterët koptë, që pësoi përndjekje e vrasje, në tempull të Zotit, ka shpreh shqetësimin e interesimin edhe për pasojat e dhunës që mund të ketë në tërë popullsinë, si të krishterë e po kështu edhe atë myslimane. Prandaj nuk ka se si të shikohet ky akt i pjesëmarrjes së Papës, i cili kaq shumë dëshiron të frymëzoi veprime e akte jo të dhunshme tek të gjithë, pa dallim e pa përjashtim, si mund të konsiderohet një ndërhyrje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.