2011-01-11 16:03:44

Cisjordani: Izraeli arreston një përfaqësues të Hamasit.


(11.01.2011 RV)Reparte të ushtrisë izraelite arrestuan mbrëmë në qytetin Salfit të Cisjordanisë, një përfaqësues të njohur të Hamasit, Omar Abdel Razek. Lajmi u konfirmua edhe nga radioja ushtarake izraelite. Sipas agjencisë palestineze të shtypit Maan, ushtarët i sekuestruan celuarin dhe kompjuterin të arrestuarit. Në të kaluarën Razek ka qenë ministër i financave në qeverinë e parë të Ismail Hanijehut.







All the contents on this site are copyrighted ©.