2011-01-10 16:51:23

Referendumi në Sudan: vetëm 20% marrin pjesë në jug të vendit


Referendum historik ne Sudan për pavarësimin e pjesës jugore të Sudanit të banuar me shumicë të krishterë nga pjesa tjetër e këtij vendi, të banuar kryesisht me myslimanë. Dje pra, dita e parë e referendumit për pavarësinë e Sudanit jugor, pjesëmarrja në votim ishte vetëm 20%, ndërsa sot gazetarët flasin për radhë para qendrave të votimit. Kanë mbetur ndërkaq, të shkreta selitë e votimit në Khartum dhe në veri.
Që referendumi të jetë i vlefshëm duhet të votojnë të paktën 60% e 3,7 milion votuesve, që janë regjistruar në jug dhe, 117 mijë në veri. Pas 22 vjetësh lufte e shkatërrimi, në vitin 2005 u nënshkrua paqja ndërmjet veriut mysliman dhe jugut të krishterë, që parashikon edhe këtë referendum për ndarjen e Sudanit.
Presidenti Omar al-Bashir deklaroi se do ta respektojë rezultatin, por paralajmëroi se pavarësia e Jugut mund të shkaktojë destabilizimin e vendit afrikan. Ndërkaq, në ndeshjet ndërmjet popullsisë tribale dhe nomadëve arabë në kufirin veri-jug, kanë gjetur vdekjen 23 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.