2011-01-10 13:05:38

Papa: liria fetare e mohuar krijon çekuilibrime e konflikte në botë.


E drejta e lirisë fetare mohohet, në forma të ndryshme në shumë pjesë të botës e ky fakt shkakton “çekuilibrime e konflikte në të gjitha nivelet, si në planin personal e po kështu edhe në atë ndërpersonal”: duke i folur trupit diplomatik të akredituar pranë Selis së Shenjtë, Papa Benedikti XVI në fjalimin e tij tradicional për shkëmbimin e urimeve të vitit të ri, përshkoi “horizontet e të gjitha Vendeve që ju përfaqësoni e ato të mbarë botës”.
“Përmasa fetare – tha Ati i Shenjtë Racinger – është një ndër karakteristikat e pamohueshme, të pandalshme e të pakufizueshme në jetën e në veprimtarinë e njeriut, masa e realizimit të fatit të tij dhe ndërtimi i bashkësisë së cilës i përket. Prandaj, ku vet individi apo ata që e rrethojnë nuk përfillin ose e mohojnë këtë aspekt themelor, krijon çekuilibrime e konflikte në të gjitha nivelet, si në planin personal e po kështu edhe në atë ndërpersonal. Pikërisht këtë të vërtet gjendet arsyeja primare e themelore për çka e paraqita lirinë fetare si udhë themelore për ndërtimin e paqes”. “Paqja në të vërtetë – shtoi Papa para trupit diplomatik të akredituar pranë Selis së Shenjtë - ndërtohet e ruhet vetëm atëherë kur njeriu munden lirisht të kërkon e të shërben Zotin në zemrën e vet, në jetën e vet e në marrëdhëniet e tij me të tjerët”.







All the contents on this site are copyrighted ©.