Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet preliminare për secilin subjekt
politik, në nivel qendror, pas rivotimeve apo turnit të dytë të votimeve që u mbajtën
dje më 9 janar në pesë komuna. Me përjashtim vetëm të Mitrovicës, qytet ku votimet
do të përsëriten më 23 janar, përqindjet për secilën parti në nivel vendi janë: PDK
32.0 %, LDK - 24.7 %, VV - 12.6 %, AAK - 11.2 %, AKR - 7.3 %, LDD - 2.2 % dhe FER
- 2.2 %. Në këto përllogaritje janë futur edhe të dhënat nga votat e rinumëruara. Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se më 23 janar, votimet për zgjedhjet parlamentare do
të përsëriten në tërë komunën e Mitrovicës. Ky vendim vjen pas atij të Gjykatës Supreme
të Kosovës, e cila pati vendosur që në 24 vend votime në Mitrovicë të përsëriten zgjedhjet
për shkak të parregullsive.