2011-01-10 18:28:35

Kosovë: në rivotime denoncohen parregullsi të reja, kritika nga vëzhguesit evropian. Fiton PDK e AAK.


Në Kosovë, procesi i rivotimit në pesë komunat dje me 9 janar është zhvilluar me pjsepmarrje të ultë 48,9% e me parregullsi të reja, siç kanë shoqëruar edhe procesin zgjedhor të 12 dhjetorit 2010. Votimet krtikohen edhe nga vëzhguesit evropianë. Në një deklaratë preliminare të Koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim lidhur me procesin e rivotimit në komunat e Skenderajt, Drenasit, Deçanit dhe në dy qendrat e votimeve në Malishevë e Lipjan, denoncohen parrëgullsi të mëdha.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet preliminare për secilin subjekt politik, në nivel qendror, pas rivotimeve që u mbajtën të dielën në pesë komuna. Ndërkaq, dalja e qytetarëve në zgjedhjet e 9 janarit, në Deçan, Drenas, Skenderaj ishte më e ultë se në ato të 12 dhjetorit.
Duke mos llogaritur vetëm Mitrovicën, qytet ky në të cilin votimet do të përsëriten më 23 janar, përqindjet për secilën parti në nivel vendi janë: PDK-32.0 %, LDK-24.7 %, VV - 12.6 %, AAK-11.2 %, AKR-7.3 %, LDD-2.2 % dhe FER-2.2 %. Po më hollësisht mbi këto votime nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj...........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.