2011-01-10 17:22:36

Iran: 77 të vdekur në aksidentin ajror në veriperëndim të vendit


Së paku 77 vetë janë viktima të aksidentit ajror që ndodhi dje në Iran, të lënduar janë 26 vetë, ndërsa të humbur janë 2 vetë, sipas policisë. Në Avionin Boing 727 të shoqërisë shtetërore ajrore, IranAir, udhëtonin 105 udhëtarë e në ora 19.45 lokale avioni u rrëzua, gjatë një përpjekjeje për ulje emergjente në afërsi të qytetit Orumijeh për shkak të motit të keq. Pilotët më parë bënë të ditur se kanë probleme teknike. Për arsye të panjohura avioni ra afër 5 milja (8 km) nga aeroporti.







All the contents on this site are copyrighted ©.