2011-01-10 18:49:43

Frattini: Në Shqipëri nuk ka krizë politike por një parti që nuk do të dialogojë normalisht në Parlament.


Italia është e angazhuar për promovimin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian e do të ndërmarr nisma të ndryshme për ta bërë të njohur më mirë realitetin e Shqipërisë si nga pikëpamja politike e po kështu edhe nga pikëpamja ekonomike. Për këtë, ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, njoftoi se më 18 janar do të mbahet në Milano Forumi i dialogut italiano-shqiptar i cili do t’u jap mundësi sipërmarrësve e biznesmenëve italianë për t’u njoh me mundësitë që ofron Shqipëria.
Gjatë takimit të sotëm në ministrinë e jashtme Farnesina me homologun shqiptar Edmond Haxhinasto, kreu i diplomacisë italiane kujtoi impenjimin e Italisë për miratimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë. “Etapa e ardhshme do të arrijë në tetor në raportin pozitiv kështu që të bëhet i mundshëm pranimi Shqipërisë me statusin e kandidatit për aderim në BE”, nënvizoi Frattini. Për këtë “do të bashkëpunojmë në procesin e aderimit në mënyrë që Tirana ti përmbush në kërkesat e nevojshme për këtë qëllim. Për Frattinin, është e nevojshme diçka tjetër t’u shpjegohet më mirë mediave e opinionin publik për situatën në Shqipëri: qeveria e Tiranës është duke bërë përparim e Parlamenti funksionon e është duke punuar”, nënvizoi ministri i jashtëm italian i cili kundërshtoi ata që flisnin për një “krizë politike” në Shqipëri për shkak të ndarjes brenda Parlamentit. “Kudo është vështirë të marrësh masa e miratosh ligje”, shpjegoi Frattini, “nuk do të thosha se ekziston një krizë politike por një problem me një parti të opozitës që të pranojë dialogun normal”.
Gjatë takimit të dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e të Italisë, Haxhinasto e Frattini janë trajtuar edhe tema si situata në Ballkanin perëndimor e vështirësitë në Kosovë.
Ministri i Shqipërisë falënderoi Italinë për mbështetje në procesin e aderimit në BE e kujtoi edhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Romës e Tiranës: “Italia është investitori i parë e donatori i tretë në Shqipëris”, kujtoi Haxhinasto, duke nënvizuar se Italia është një “partner strategjik” për Shqipërinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.