2011-01-08 11:22:28

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


Të dielën më 9 janar, Kisha kremton festën e Pagëzimi të Zotit tonë Jezu Krisht në lumin Jordan. Thuhet se Pagëzimi është mister. E Ja misteri i Pagëzimit: Zoti ka dashur të na shpëtojë duke shkuar Ai vetë në fund të errësirës së vdekjes.
E kremtja e Pagëzimit te Jezusit është një festë, që përmban në vetvete një vlerë të jashtëzakonshme zbulese. Zbulon misterin e Krishtit e bashkë me të, edhe misterin e ne besimtarëve të pagëzuar me ujin e shuguruar nga Krishti. Lind nga zemra, pasi Zoti përulet, vdes për ne, e që para se ta bëjë këtë na tregon vullnetin e tij për të na shëlbuar. E gjithë kjo duket në skenën e Pagëzimit, ku Krishti Zoti vetë i nënshtrohet ritit të pendimit. E bëri këtë për të na ftuar të gjithëve të kemi konsideratë të lartë për ritin e pagëzimit, me të cilin rilindim në jetë të re.
Po sot më 9 janar kalendari përkujton edhe Shën Julianin dhe Shën Basilisën, bashkëshortë, të dy shenjtër, që me kujdesin e tyre për të shtegtarët dhe endacakët treguan dashurinë ndaj Kishës dhe të varfërve në shpërblim të mëkateve të veta.
Nesër e hënë 10 janar, Kisha përkujton Shën Aldon, murg benedektin irlandez, i varrosur në Pavi, Itali, që gjatë gjithë jetës zbatoi fjalët “ora et labora”- “lutu dhe puno”.
Të marten më 11 janar që vjen martirologu romak përkujton Shën Igjinin Papë, filozof, rregullues i hierarkisë kishtare. Vetë veprat dhe vdekja e tij si martir gjatë persekutimeve të perandorit romak Antonino Pio na sjellin ndërmend se sa sakrificia duhen për të mbrojtur besimin.
Të mërkurën më 12 janar, kalendari përkujton Shën Çesari, ipeshkëv. Në fakt ishte ky që shkroi Rregullën e urdhërit murgëtar në të cilin do të bënte pjesë e motra, Urdhër që bazohet tek heqja dorë nga çdo pronë private, klauzura e përjetshme, përjashtimi nga juridiksioni ipeshkvnor dhe bindja ndaj superiores së quajtur “mater”.
Të enjten më 13 janar , bie përkujtim i Shën Hilarit të mbiquajtur “Athanasi i Perëndimit”, ipeshkëv i Puatjesë, që në vitin 353 u bë mbrojtës i flakët i Koncilit të Niçesë që luftoi herezinë ariane. Vepra e tij më madhe mbetet “De Trinitate” – “Mbi Trininë Shenjte”.
Të premten e ardhshme më14 janar, kalendari do të përkujtojë Shën Feliçin e Nolës, ipeshkëv, martir. Varri i tij njihet nga tradita e krishterë si “Ara veritatis” – “Altari i së vërtetës” sepse edhe pas vdekjes bënte mrekullira duke nxjerrë në shesh të vërtetën dhe duke luftuar gënjeshtrat dhe shpifjet.
Të shtunën që vjen më 15 janar, Kisha Katolike kremton festën e shën Palit vetmitar, shën Maurit, shën Sekondinës e shën Probos. Ungjilli përshkruan mrekullitë e Jezusit, që rriten nga dita në ditë dhe nënvizon se si njerëzit i besonin gjithnjë e më tepër Birit të Zotit. Do të këndoj në amshim dashurinë për Zotin.
Të dielën e ardhshme më 16 janar, Kisha do të kremton të Dielën e Dytë të kohës së zakonshme gjatë vitit. Po më 16 janar calendari liturgjin përkujton edhe shën Marçelin I, shën Ticianin, shën Tamarin dhe e të Lumin Jozef Tovini.
Liturgjia na propozon historinë e shën Gjon Pagëzuesi, i cili në Jezusin na e tregon Qnegjin e Hyjit, në saje të durimi të tij në vuajtje, të pafajësisë së tij dhe forcës shëlbimprurëse të flijimit të tij. Në të vërtet Ai i merrë mbi vete mëkatet e njerëzimit për t’i shlyer e asgjëruar dhe për të shenjëruar çdo mëkatar.







All the contents on this site are copyrighted ©.